Kamionët e Kosovës të bllokuar në kufi, Rama thirrje presidentit Vuçiç: “Ngrini traun. Ta bëjmë rajonin shembull të solidaritetit”
Kryeministri Rama nëpërmjet një mesazhi në rrjete sociale i ka bërë thirrje presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të shprehur solidaritetin në këto kohë krize.
Thirrja vjen pasi disa kamiona me mallra me destinacion Kosovën, po mbahen në kufirin serb prej 24 orësh dhe nuk lejohen të kalojnë.
Rama shprehet se krijimi i Linjës së Gjelbër për vendet e rajonit për të lehtësuar kalimin e mallrave në këtë situatë duhet të shërbejë brenda vendeve të rajonit që të funksionojnë si një i vetëm në këtë situatë të vështirë.
“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi! Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë! Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën”, shkruan Rama në tëitter.
@avucic Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë!Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të #Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën
— Edi Rama (@ediramaal) March 31, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.