Katalogu i Ministrisë së Ekonomisë në vitit 1938-Cilët ishin 600 tregtarët dhe kompanitë shqiptare që sillnin mallra nga jashtë (Lista emërore)

Nga Kreshnik KUÇAJ/SCAN
Në fundin e viteve ’30 në Shqipëri ekzistonin më shumë se 600 kompani e individë që kryenin importe mallrash nga jashtë dhe i tregtonin ato në Shqipëri.
Në vitin 1938, Ministria e Ekonomisë Kombëtare publikon një katalog që përmban listën e plotë të importuesve, eksportuesve dhe përfaqësuesve tregtarë të Shqipërisë.
Lista përmban të detajuar emrat e individëve dhe kompanive në çdo qytet të vendit dhe natyrën e mallrave që ata sillnin e tregtonin në Shqipëri. Në listën e produkteve të importoheshin e tregtoheshin në vend në vitin 1938 ishin manifakturë e artikuj mode, koloniale e pije, automjete dhe makina bujqësie, ilaçe, lëndë ndërtimi e mobilje, argjendari e orë, lëkurë dhe sende elektriku, letra e ambalazhe.
Kjo listë që sjell SCAN përmban emrat e tregtarëve para pushtimit italian dhe në një kohë kur vendi kishte si rend kushtetues monarkinë dhe drejtohej nga një mbret.
Në vitin pasues (1939) Shqipëria u pushtua nga Italia dhe listës së tregtarëve e kompanive shqiptare do t’i shtoheshin një numër i madh kompanish e tregtarësh italianë që erdhën për të zhvilluar aktivitet këtu.
Gjithsesi, pas Luftës së Dytë Botërore kur në pushtet vijnë komunistët, pjesa më e madhe e këtyre tregtarëve do të përballeshin me politika tatimore të ashpra e persekutime që në fund do të finalizoheshin me eleminimin e tyre nga jeta ekonomike e vendit.
Së shpejti, lista e eksportuesve shqiptarë dhe e përfaqësuesve tregtarë të Shqipërisë në vitin 1938
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.