KE autorizon Pfizer për fëmijët mbi 12 vjeç – Vaksinimi i adoleshentëve, hap i rëndësishëm në luftën ndaj pandemisë
Komisioni Europian ka autorizuar vaksinën e Pfizer dhe partnerit BioNTech për përdorim edhe te fëmijën, duke i hapur rrugën programit masiv të vaksinimit te të rinjtë, ashtu si në Shtetet e bashkuara dhe në Kanada. Vendimi vjen pasi Agjencia Europiane e Barnave mbështeti përdorimin e vaksinimin për fëmijët nga 12 deri në 15 vjeç. Aktualisht, vaksina e Pfizer ishte autorizuar për përdorin nga 16 vjeç e sipër. Agjencia Europiane e Barnave deklaroi se dy dozat e vaksinës për grupmoshën nga 12 deri në 15 vjeç duhet të administrohet në një interval prej 3 javësh, njësoj si për të rriturit.
Ndërkohë, Gjermania prezantoi planet për të ofruar dozat e vaksinës për personat mbi 12 vjeç duke filluar nga 7 qershori. Edhe Italia po përgatit planet për të zgjeruar fushatën e vaksinimin deri në 12 vjeçarët. Vaksinimi i fëmijve dhe të rinjve konsiderohet si një hap kritik në arritjen e imunitetit dhe në fitimin e luftës ndaj pandemisë. Shumica e të rinjve nuk kanë thuajse fare simptoma nëse preken nga Covid-19, dhe e kanë më të lehtë ta transmetojnë virusin te personat e tjerë më të moshuar.
Në muajin mars, Pfizer dhe BioNTech publikuan të dhënat që treguan se vaksina e tyre ofronte 100% mbrojtje gjatë testimeve me 2,260 adoleshentë, të moshave mes 12 dhe 15 vjeç. Por ka edhe skeptikë në lidhje me vaksinimin e adoleshentëve. Profesori gjerman, Ruediger von Kries deklaroi se vaksina duhet të përdoret te fëmijët vetëm në rastet kur ka rreziqe shëndetësore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.