Kina do mbështesë tregun e punës/ Prezanton politika të reja për nxitjen punësimit!
Kina do të mbështesë punësimin që ti bëjë ballë presioneve në sigurinë e punës për shkak të sfidave brenda dhe jashtë vendit, ndërkohë që ekonomia e dytë më e madhe në botë po ngadalësohet. Ngadalësimi i industrive të shërbimeve dhe manifakturës përbëjnë një problem për autoritetet, që synojnë të nxisin punësimin.
“Situata e punësimit në Kinë është përgjithësisht e qëndrueshme, por rreziqet brenda dhe jashtë vendit janë rritur”, deklaroi Këshilli Shtetëror. Qeveria do t’i japë rëndësi të njëjtë krijimit të vendeve të reja të punës dhe mbrojtjes së atyre ekzistuese. Kina do të shtojë mbështetjen financiare për firmat private dhe ato të vogla, nëpërmjet uljes së rezervave të detyrueshme për bankat, që synon të nxisë rritjen e kredive drejt firmave. Qeveria do të zgjerojë gjithashtu investimet dhe stabilizojë tregtinë e jashtme. Pekini do të prezantojë gjithashtu një politikë që lejon firmat që japin pak pushime, që të marrin primet e sigurimeve për punëtorët.
Kjo do të japë gjithashtu subvencione për disa firma që të trajnojnë stafin. Pekini ka prezantuar së fundmi një serë masash që mbështesin firmat e vogla dhe të mesme, që janë thelbësore për rritjen ekonomike dhe të punësimit, ndërkohë që lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara ka ndikuar te ekonomia.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.