Kina “godet” valutat dixhitale – Ndalon financimin e monedhave të reja që dalin në treg
Monedha dixhitale, Bitcoin, pati rënien më të madhe që prej muajit korrik, ndërkohë që Banka Qendrore e Kinës deklaroi se ofertat fillestare të monedhave janë të jashtëligjshme dhe kërkoi që i gjithë aktiviteti i gjenerimit të fondeve të ndalojë menjëherë.
Kjo përbën sfidën më të madhe rregullatore deri më tani për tregun e shitjes së monedhave dixhitale. Banka e Kinës theksoi në faqen në Web gjatë kësaj jave se ka përfunduar hetimet mbi këto oferta dhe do të ndëshkojë në mënyrë strikte aktivitetet e tilla në të ardhmen.
Institucioni rregullator bëri të ditur se ata që kanë gjeneruar aktualisht para, duhet të ofrojnë rikthimin e fondeve, pavarësisht se nuk detajoi mënyrën se si paraja do të kthehet mbrapsht te investitorët.
Banka bëri gjithashtu të ditur se platformat e financimit dhe tregtimit të monedhave dixhitale do të ndalohen që të konvertojnë këto, në para që kanë kurs ligjor. Monedhat dixhitale nuk mund të përdoren si valutë nëpër tregje dhe bankat janë të ndaluari në ofrimin e shërbimeve për ofertat fillestare të monedhave.
Bitcoin ra me 11.4% në 4,326 dollarë, ndërsa Ethereum humbi 16%, tregojnë të dhënat e Coindesk. Këto oferta të monedhave të reja që dalin në treg, kanë patur një rritje gjigante në vitin e kaluar, duke gjeneruar 1.6 miliardë dollarë.
Këto janë quajtur si një kërcënim të stabilitetit të tregjeve financiarë në Kinë, ndërkohë që autoritetet përpiqen të limitojnë kanalet e finanicmit që shmangin sistemin tradicional të bankave.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.