Kina “në luftë” me Jack Ma – Urdhëron kompaninë e tij të bëjë hapa pas, arsyeja
Kina ka përshkallëzuar fushatën e saj për të frenuar perandorinë e gjerë të Jack Ma, bashkëthemeluesi i Alibaba dhe një nga njerëzit më të pasur të vendit.
Autoritetet në Pekin, të cilët kishin urdhëruar në prag të Krishtlindjes një hetim mbi “praktikat monopolistike” nga gjigandi i shitjes me pakicë në internet, tani kanë urdhëruar kompaninë e tij të teknologjisë financiare Ant Group të zvogëlojë operacionet e saj.
Pan Gongsheng, një zëvendës guvernator i Bankës Qendrore të Kinës, tha se Ant nuk ishte “e shëndoshë” dhe e urdhëroi atë që “të kthehej në origjinë” si një ofrues i shërbimeve të pagesave.
Në një deklaratë, Ant Group tha se do të krijonte një “grup pune për zbatimin e plotë të kërkesave” të kërkuara nga rregullatori.
Aksionet e Alibaba kanë humbur më shumë se një të katërtën e vlerës së tyre që nga 24 Tetori.
Një editorial në Daily People të Kinës tha se përpjekjet për të parandaluar monopolin dhe praktikat anti-konkurruese ishin “kërkesa për përmirësimin e sistemit të ekonomisë së tregut socialist dhe promovimin e zhvillimit me cilësi të lartë.
“Ky hetim nuk do të thotë që qëndrimi i vendit ndaj inkurajimit dhe mbështetjes së platformës ka ndryshuar.”
Analistët dhe ekspertët e politikave thanë se veprimi i Pekinit kundër kompanive të Ma-së ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga fjalimi i prerë që ai mbajti në Samitin e Bund-it në Shanghai në 24 Tetor, duke kritikuar rregullimin mbizotërues dhe dominimin e shtetit në sistemin bankar.
D.B – SCAN
Burimi: The Guardian
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.