Kina teston aeroplanin amfib. Testi i parë i fluturimit mbi det për AG600
AG600 mjeti fluturues amfib i krijuar nga korporata kineze e aviacionit, një kompani shtetërore, kreu me sukses fluturimin e parë mbi det, këtë fundjavë, në një provincë lindore të Kinës. Lajmin e bëri të ditur korporata e industrisë së aviacionit të Kinës.
Fluturimi ndërkohë zgjati plot 31 minuta. “Moti nuk është i keq sot. Aeroplani performoi mirë dhe përfundoi tesin e tij të parë mbi det, pa problem”-deklaroi Zhao Sheng, kapiteni i aeroplanit amfib, AG600. Ky test i parë mbi det shihet si një hap i rëndësishëm përpara drejt zhvillimit të këtyre pajisjeve, sidomos pas dy testeve të kaluara, atë të 2017-ës, për fluturimin e parë mbi tokë, dhe atë të 2018-ës, të nisjes nga një rezervuar uji. Qëllimi i zhvillimit të një aeroplani të tillë amfib është ai që të përdoret si për shuarjen e zjarreve, ashtu edhe për operacionet e shpëtimit në det. Zhvillimi i tij përfaqëson një risi në Kinë në këtë fushë.
Roel Kërkuti / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.