Kompania amerikane BlackRock “ngrin” investimin prej 300 milion eurosh në Athinë
Kompania amerikane e investimeve BlackRock ka vendosur të ngrijë një planin me vlerë 300 milioni euro për të ndërtuar një kompleks mallrash në Athinën perëndimore, pas 11 vitesh beteje me burokracinë greke, për shkak të situatës së rrezikshme ekonomike në Greqi, raporton Kathimerini.
Kompania vendosi të shtyjë projektin “Academy Gardens” për të paktën disa vjet. Kompleksi për shit-blerje dhe argëtim 55,000 metra katror do të ndërtohej në një parcelë në Platonin e Akademisë, ku ndodhej fabrika e tekstilit Mouzakis.
BlackRock kishte arsye të shumta për ndalimin e planit të zhvillimit. Ekonomia e keqe në Greqi dhe në mbarë botën, pasiguria politike në nivel ndërkombëtar dhe zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, lokale dhe evropiane.
Klima ekonomike dhe politike ka gjeneruar gjithashtu turbullira në sistemin e kredive, duke vënë pengesa në financimin e investimit. Kompania tashmë ka investuar rreth 120 milion euro në projekt, prej të cilave 90 janë shpenzuar për blerjen e tokës dhe pjesa tjetër ka shkuar në taksa, kontribute të sigurimeve shoqërore dhe studime.
Një vit më parë, BlackRock kishte lëshuar një paralajmërim se ai mund të pezullonte investimet, duke cituar vonesa të gjata në lëshimin e lejeve të nevojshme dhe qëndrimin negativ të qeverisë dhe grupeve të ndryshme që e kundërshtonin projektin, edhe pse përfshinte krijimin e zonave të gjelbërta, hapësira dhe objekte kulturore me vlerë 5-6 milionë euro.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.