Konsumi në Britani – Ngadalësohet në Janar, ndikon rritja e nivelit të çmimeve
Konsumatorët britanikë kanë ngadalësuar shpenzimet e tyre në një kohë të rritjes së çmimeve, ndërkohë që shitjet me pakicë kanë patur rritje modeste. Shitjet me pakicë u rritën me 0.1% në Janar, poshtë projeksioneve të analistëve për një rritje me 0.5% dhe në nivelin më të ulët për këtë muaj në 4 vite, sipas zyrës së statistikave në Londër.
Konsumatorët britanikë po pësojnë një rimëkëmbje të ngadaltë në një kohë të rënies së të ardhurave reale pas referendumit të vitit 2016 që solli rënien e paundit dhe rritjen e ndjeshme të nivelit të çmimeve. Banka e Anglisë ka bërë të ditur se rritja e pagave do të marrë vrull këtë vit, megjithatë ka deklaruar gjithashtu se do të duhet të vazhdojë më shpejtë ciklin tkurrës për të mbajtur çmimet nën kontroll.
Zyra e Statistikave deklaroi se perspektiva afatgjatë për shitjet me pakicë, që janë tregues për konsumin, është negative. Paundi reagoi duke rënë lehtë pas publikimit të të dhënave.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.