Kosovë, KQZ numëron 99.64 % të votave – Ja renditja e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar numërimin e votave të numëruara, ku sipas këtij institucioni janë numëruar 99.64 për qind e tyre, ose 2 mijë e 481 kuti të votimit.
Sipas rezultateve të fundit, koalicioni PAN ka marrë 34.02 për qind e votave, duke u renditur si subjekt i parë me më shumë përqindje votash të fituara.
Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e cila ka garuar e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit ka siguruar 27.07 për qind, duke u renditur kështu si subjekti i dytë. Koalicioni LDK-AKR-AL është renditur në vendin e tretë, duke marrë 25.71 për qind të votave.
Më parë kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj u shpreh se nuk e sheh të vështirë formimin e Qeverisë. Nga ana tjetër, koalicioni LDK-AKR-AL e kanë mohuar kategorikisht mundësinë e hyrjes në koalicion me PAN-in.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.