Kosovë, qeveria ndan 5 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme

Qeveria në largim, e udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa, në mbledhjen e sotme ndan 4 milionë e 900 mijë euro për zgjedhjet e parakohshme.
Kështu, vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përdorë shumën e vënë në dispozicion për organizimin e tyre. Zv.kryeministri në largim Hajredin Kuçi prezantoi para ministrave kërkesën e KQZ së sa i takon zgjedhjeve të parakohshme.
“Zyra e kryeministrit ka marrë kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ndarjen e 4 milionë e 900 mije euro për zgjedhjet e parakohshme” tha Kuçi.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka vendosur që fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të nisë më 29 maj dhe të mbyllet më 9 qershor.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.