Kosovë, shtyhet deri më 1 Shtator 2017 ligji i faljes së borxheve. Ministri Hoti: Përfitoni nga kjo mundësi

Edhe Qeveria e Kosovës me anë të një ligji të posaçëm do të falë borxhet ose detyrimet e prapambetura të biznesit.
Kështu, në një postim në rrjetin social “Facebook” ministri i Financave në Kosovë, Avdullah Hoti ka dhënë një lajm të mirë për shtyrjen e ligjit për faljen e borxheve
“Ministria e Financave njofton qytetarët e Kosovës se shtyhet afati i “Ligjit për Faljen e Borxheve” deri më 1 shtator 2017” shkruan Hoti në rrjetin social, ku nga ana tjetër ka bërë një ftesë për subjektet që përfshihen në këtë ligj, që të përfitojnë sa më parë nga kjo mundësi.
Kreu i Financave publike në Kosovë ndër të tjera në postimin e tij shkruan “Për më shumë informacion mund të kontaktoni me Komisionin për Faljen e Borxheve në Ministrinë e Financave”, shkruan Avdullah Hoti.
Ministria e Financave njofton qytetarët e Kosovës se shtyhet afati i “Ligjit për Faljen e Borxheve” deri më 1 shtator…
Posted by Avdullah Hoti on Thursday, March 2, 2017
Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.