Kundërpërgjigjet Sturgeon: “Votimi mbi pavarësinë i takon Skocisë”

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, u kundërpërgjigj ndaj refuzimit të referendumit nga Theresa May dhe kërkoi të drejtën e vendit për të zgjedhur të ardhmen pas Brexit.
Nicola Sturgeon tha se mohimi i shansit të skocezëve për të vendosur mbi të ardhmen e tyre, ndërkohë që kushtet për daljen e Britanisë janë të qarta, do të përbënte një kontradikte me premtimet e Thersesa May për të bashkëpunuar për interesat e të gjithë Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo shtoi se do të jetë e hapur mbi një afat të arsyeshëm për referendumin.
“Çfarëdo këndvështrimesh të kemi mbi pavarësinë, e ardhmja e Skocisë do të jetë një vendim i vetë Skocisë. Mohimi i kësaj tregon se rrugëtimi jonë do të përcaktohet nga një qeveri konservatore e fiksuar pas Brexit”, tha Nicola Sturgeon.
Theresa May përsëriti kundërshtimin e saj ndaj votimit gjatë javës së kaluar, duke akuzuar Partinë Nacionaliste të Skocisë se po përdor shqetësimet në lidhje me Brexit si një pretekst për të nxitur referendumin.
“Do të ishte negative për Skocinë dhe për të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Fokusi duhet të jetë në arritjen e marrëveshjes së duhur për Brexit”, tha Theresa May.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.