Kur aplikojmë për punë-Më mirë të dorëzojmë një CV me 1 apo me 2 faqe? Rezultatet e studimit
Shumë mendojnë se përmbledhja e eksperiencës profesionale në një faqe jetëshkrim (CV) është ideale. Por një kërkim i ri nga “ResumeGo”ka dalë në konkluzionin se rekrutuesit janë në fakt më të prirur të preferojnë një jetëshkrim 2 faqe më shumë sesa 1 faqe.
Në fakt, sa më i madh të jetë kriteri i moshës për pozicionin e punës që është i lirë, aq më shumë rekrutuesit preferojnë që jetëshkrimi të jetë dy faqe. Kështu që herës tjetër, rregulloje jetëshkrimin për vendin e punës që po aplikon e mos u frikëso të shpenzosh pak më shumë kohë për t’u “mburrur” për aftësitë dhe eksperiencën që ke.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.