Ky vend ndalon gjuetinë e kafshëve të egra – Gjobë dhe burgim deri në 4 muaj për këdo që shkel ligjin

Javën e kaluar, Kosta Rika u bë vendi i parë në Amerikën Latine që ndalon gjuetinë e kafshëve të egra, falë një reforme në ligjin për mbrojtjen e kafshëve të egra të vendit.
Shumë mund të mendojnë se vendi i vogël i Amerikës Qendrore mund të humbasë shumë turistët të cilët e vizitojnë atë për të gjuajtur kafshë të egra. Përkundrazi, ky model i ri synon të rrisë turizmin ekologjik, që përfaqëson një pjesë të madhe të ekonomisë së vendit.
Kosta Rika do të fokusohet në mbrojtjen e biodiversitetit si një qasje për të tërhequr turistët me ‘vetëdije’ mjedisore. 25% e territorit kombëtar konsiderohet si një zonë e mbrojtur me ligj, e përbërë nga parqe kombëtare, kafshë të egra dhe mjedise të tjera të mbrojtura.
Asambleja Legjislative e Kosta Rikës miratoi një ligj që fillimisht ishte propozuar nga qytetarët që parashikon gjobë prej 1.5 milionë kolonesh (rreth 3.000 dollarë amerikanë) dhe deri në katër muaj burgim për ata që marrin pjesë në turizmin e gjuetisë, i cili tashmë është shndërruar në aktivitet të paligjshëm. Po ashtu, do të merren masa ndëshkuese edhe për ata që kontrabandojnë kafshë apo i mbajnë ata në shtëpi.
Gjuetia e kafshëve të egra është akoma një veprimtari ligjore në shumë vende të botës dhe përkundër ndalimeve dhe rregulloreve, turistët e pasur udhëtojnë në destinacione të ndryshme për të gjuajtur lloje të rrezikuara.
Në Afrikë, për shembull, elefantët, gjirafat, luanët dhe llojet e tjera janë të rrezikuara seriozisht. Në Uruguaj, derrat e egër janë gjuajtur lirshëm përkundër faktit se shumë njerëz dhe organizata mjedisore ngrenë zërin për rregulla më strikte.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.