Vendimi i qeverisë, gati 4 milion njerëz mund të mbeten pa shtetësi
Rreth 4 milionë njerëz në shtetin Assam të Indisë nuk gjejnë emrat e tyre në listën përfundimtare të qytetarëve të botuar nga autoritetet.
Projektligji i quajtur Regjistri Kombëtar i Qytetarëve u njoftua nga Regjistruesi i Përgjithshëm i Indisë, i cili ka për qëllim identifikimin e qytetarëve që kanë ardhur në këtë shtet para se Bangladeshi të shpallte pavarësinë, kohë kjo që daton më 24 mars 1971.
Një zyrtar i regjistrit tha se nga 32.9 milionë banorë të shtetit, 28.9 milionë emra janë përfshirë në listën përfundimtare.
Në listën e parë, e cila u publikua më 31 dhjetor 2017, 19 milionë njerëz u projektuan si qytetarë të ligjshëm.
QKR është përditësuar pas gati shtatë dekadave si pjesë e një fushate për identifikimin e emigrantëve pa dokumente nga Bangladeshi, por kritikët thonë se ata që nuk gjejnë emrat e tyre në listë mund të bëhen në mënyrë efektive pa shtetësi.
Nga ana tjetër zyrtarët thonë se njerëzit do të kenë një shans për të apeluar dhe nuk do të përballen me dëbime.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.