Lonely Planet: Zbuloni plazhet e fshehura të Shqipërisë, “para se të popullohen nga të gjithë”
Shqipëria ka qindra kilometra vijë bregdetare të thepisur, me gjire të fshehta që të lënë pa frymë dhe plazhet e arta të mbuluara me ujërat ngjyrë gurkali. Plazhet janë ndryshuar shumë që prej një dekade ku njerëzit kanë zbuluar një pjesë prej tyre, por ene ka shumë pika idilike për t’u gjetur, përshkruan “Lonely Planet”.
Një nga më të famshmet është Dhërmi, një brez i shkëmbit të bardhë që shkëlqen kundër ujit të thellë blu. Kjo zonë popullohet shumë gjatë verës, por plazhi është aq i gjatë sa gjithmonë mund të gjeni një cep të qetë.
“Një liman i bukur me një plazh të bardhë me guralecë, Bunec është i qetë dhe i paprishur. Ejani këtu për të dëgjuar asgjë, përveç valëve dhe për të kapur një muzg të bukur”.
Ksamili i vendosur përballë nga Korfuzi ka tre ishuj të vet në një gji. Është gjithashtu afër qytetit të lashtë të Butrintit, kështu që ju mund të kombinoni kohën mes plazhit dhe kulturës.
Shtrirja më e madhe e pandërprerë e plazhit në Shqipëri, Borshi 7 kilometër i gjatë ka një pamje mjaft të bukur. Ky vend ka mbetur pothuajse e paprekur me vetëm disa restorante dhe bare.
“Riviera shqiptare ka milje bukurie dhe numri i turistëve po rritet nga dita në ditë, kështu që tani është koha për të shijuar thesaret e saj të fshehura”.
Kliko këtu për të parë videon e Lonely Planet.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.