Luleshtrydhja gjigante vendos rekordin e ri botëror të Guinness!
Fermeri izraelit Chahi Ariel ka rritur luleshtrydhen më të rëndë në botë, sipas rekordeve botërore Guinness. Me 289 gram, luleshtrydhja ishte rreth pesë herë më e madhe se pesha mesatare e një fruti të zakonshëm të varietetit lokal Ilan, tha Nir Dai, një studiues në Institutin Volcani të Izraelit, ku u zhvillua soji.
Luleshtrydhja ishte 18 centimetra e gjatë dhe 34 centimetra në perimetër, sipas hyrjes së Guinness.
Ariel kishte shpresuar se do të ishte fitues kur panë se sa i madh po rriteshin frutat në fermën e tij familjare vitin e kaluar. Ai ka pritur konfirmimin se ishte një rekord ndërsa mbante si provë luleshtrydhen gjigante në frigorifer.
Moti i pazakontë i ftohtë në fillim të vitit 2021 ngadalësoi procesin e pjekjes së luleshtrydhes, duke e lejuar atë të vazhdojë të fitojë peshë, sipas faqes së internetit të librit të rekordeve.
Rekordi i mëparshëm mbahej nga një fermer japonez, i cili zbuloi një luleshtrydhe prej 250 gramësh në korrjen e tij në 2015. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.