Luna/ Pajisja teknologjike që drejton helikopterët pa nevojën e një piloti (VIDEO)
Ndërsa gjithnjë e më shumë kompani premtojnë të revolucionarizojnë lëvizshmërinë urbane me drone personale dhe taksi fluturuese pa pilot, start-upi amerikan Skyrise ka zhvilluar një pajisje të veçantë falë së cilës është e mundur të shndërroni çdo helikopter konvencional në një aeroplan autonom ose në një helikopter pa pilot . Rezultatet e provave të para të fluturimit janë inkurajuese: helikopteri i përdorur si test u ngrit, fluturoi mbi qytet duke ndjekur një plan të saktë fluturimi duke shmangur pengesat, dhe më në fund u ul me një siguri të plotë.
Luna, është pikërisht ky emërtimi tregtar i pajisjes që përfaqëson një produkt me teknologji shumë të lartë që bën përdorimin e instrumenteve shumë të ngjashëm me ato të përdorura në sistemet autonome të drejtimit të automjeteve. Por me disa vështirësi më shumë, pasi ndryshe nga makina që lëviz në dy dimensione, helikopteri lëviz në një mjedis 3D.
Sistemi i fluturimit mundësohet nga një rrjedhë e vazhdueshme e të dhënave nga radari, GPS, sensorët dhe rotorët, por edhe nga një sistem sigurie shtesë që monitoron zonën përreth helikopterit pa pilot në kohë reale për të shmangur përplasjet me objektet statike dhe lëvizëse, për shembull zogjtë, dronët ose avionët e tjerë.
Në vend të kësaj, ai përmban një sistem të veçantë monitorimi të quajtur smart-helipads i cili monitoron zonën e ngritjes dhe uljes për t’u siguruar që avioni mund të kalojë përmes tij në siguri të plotë. Siç u tha nga kompania, Luna gjithashtu është në gjendje të shkëmbejë të dhëna me sistemet e kontrollit të ajrit të përdorura normalisht nga aviacioni tregtar dhe të zbatojë urdhrat e dhëna nga kullat e kontrollit në lidhje me rrugët, lartësitë dhe zonat e fluturimit. Aplikimet e një sistemi të tillë janë të shumëfishta: në ushtri për të transportuar, për shpëtim në zona të paarritshme ose shumë të rrezikshme për dërgimin e operatorëve njerëzorë. (Focus)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.