Maqedoni, Parlamenti diskuton sot përbërjen e qeverisë së re
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të mbajë sot seancën e dytë, ku pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e Qeverisë së re.
I mandatuari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë, socialdemokrati Zoran Zaev, tashmë i ka dërguar emrat e 26 anëtarëve të kabinetit të tij në Kuvend. Kjo listë e emrave përbëhet nga anëtarët e partisë së tij dhe të dy partive shqiptare.
Në Qeverinë e re ministra do të kenë LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat kanë shumicën prej 62 deputetësh në Kuvendin me 120-anëtarë. Prej janarit të vitit 2016, Maqedonia është udhëhequr nga një qeveri teknike.
Kur Zaev të konfirmohet si kryeministër, kjo do të shënojë përfundimin e periudhës së qeverisjes 11 vjeçare të partisë nacionaliste VMRO-DPMNE, në Maqedoni.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.