Maqedoni, rriten eksportet gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti
Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë, në tremujorin e parë të këtij viti arrin 1.202.883 mijë dollarë amerikanë dhe shënon rritje prej 10,7 për qind në lidhje me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Lajmi është konfirmuar nga Enti Shtetëror për Statistikat, ku më tej thuhet se :
“Vlera e mallit të importuar në periudhën e njëjtë, arrin 1.655,213 mijë dollarë amerikanë që është për 10,5 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e përgjithshme e këmbimit të mallrave me vendet e jashtme arrin 2.858.096 mijë dollarë amerikanë, ndërsa deficiti tregtar arrin 452.330 mijë dollarë amerikanë. Mbulimi i importit me eksport, në periudhën janar-mars të vitit 2017, arrin 72.6 për qind.”.
Në periudhën janar-mars të vitit 2017, sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm-tregtar, Republika e Maqedonisë më së shumti ka tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë, Serbinë dhe Bullgarinë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.