Marks & Spencer njofton mbylljen e qendrës së shpërndarjes, në rrezik 450 vende pune
Marks & Spencer pritet të njoftojë se do të mbyllë një rrjet dyqanesh pwrgjatw ditwve tw ardhshme, përpara se të raportojë ditën e mërkurë rezultatet e saj vjetore. Kompania mund të zbulojë planet për të mbyllur 40 nga dyqanet e saj më të mëdha, e cila merret në shitjet ushqimore apo me rroba, kjo e thënë sipas një raporti i The Sunday Times. Shitjet me pakicë tashmë kanë mbyllur një pjesë të dyqaneve këtë vit, pasi përpiqet të përmirësojë performancën e divizionit të saj të veshjeve, e cila në Janar njofton mbylljen e 14 dyqaneve, duke vënë kështu në rrezik 468 vende pune.
Muajin e kaluar, grupi tha se po mbyllte një nga qendrat e saj të shpërndarjes në shtator, duke vënë në rrezik dhe 450 punë të tjera. Chris Beauchamp, një nga analistët e tregut kryesor në IG Group, tha se firma pritet të raportojë një rënie e të ardhurave vitin e kaluar, edhe pse të ardhurat parashikohen të shkojnë drejt përmirësimit duke argumentuar faktin se mbyllja e më shumë dyqaneve do të ndihmonte në uljen e kostove. “M&S ndryshon shpesh strategjinë, pasi duhet të bëjë ndarjen e saj gjatë performancës së veshjeve më konkurruese”, tha Z. Bauchamp.
“Zgjerimi i vazhdueshëm për ndarjen e ushqimit ka ndihmuar të ardhurat për të lëvizur më lart në këtë pjesë të biznesit, por lëvizja e saj në internet po zgjat më shumë se sa mendimi i gjithsecilit, ndërkohë që konkurrenca e saj nëpër dyqanet e tjera, çmimi mesatar i spektrit ka një kufizim të performancës. Përmirësimet e kufijshme janë vendimtare, por kjo është një proces më afatgjatë, megjithatë mbylljet e vazhdueshme të dyqaneve do të ndihmojnë në zvogëlimin e disa shpenzimeve fikse”.
Ndërkohë, Russ Mold, e cila është drejtoreshë e investimeve në Aj Bell, vuri në dukje se aksionet e firmës kanë shkuar drejt pakësimit gjatë vitit të kaluar, gjë që e bën atë performuesin e shtatë më të keq në 100 FTSE gjatë vitit të kaluar. Stoku tregtar u rrit më shumë se 2% gjatë ditës së hënë. M&S, së shpejti do të hapë një qendër të re të shpërndarjes në Hertfordshire e cila do të drejtohet nga DHL.
Ky është gjithashtu në procesin e automatizimit në qendrën e saj të shpërndarjes në Bradford, i cili tani mund të trajtojë më shumë kapacitetet, që do të thotë se vendi i Warrington nuk është më i nevojshëm. Rrjeti i dyqaneve Marks & Spencer do të emërojë ish –shefin e Asda Archie Norman si kryetar.
Kjo vjen pasi M &S njoftoi gjatë muajit Janar se do të mbyllë 14 dyqane dhe do të ketë një humbje prej 468 vendeve të punës. Rrjeti i dyqaneve ka luftuar gjatë viteve të fundit , veçanërisht në ndarjen e saj të veshjeve nga ku është përballuar me konkurrencë të ashpër nga rivalët e modës.
“Në faqen tonë të re në Welham Green, DHL është partneri i duhur për ne. Ata dhanë përgjigjen më të mirë për tenderin, ata kanë një rekord të fortë në vendet e tjera të M & S dhe janë më të mirë të vendosur në aspektin e kostove dhe shpejtësisë së operimit për të na ndihmuar të kuptojmë përfitimet e DC-së tonë të ri “.
DHL kohët e fundit ka blerë tituj se kompania e shpërndarjes që nuk arriti të dorëzojë pulën në qindra degë të Kentakit Fried Chicken në të gjithë vendin, duke shkaktuar zemërim midis disa klientëve të frustruar.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.