“Mate 30” përdorte fshehtas Google – Pasi zbulohet, Huawei humb përsëri akses për aplikacionet Android
Aparatet e fundit të Huawei, përfshirë Mate 30, nuk mund të instalojnë më në mënyrë manuale aplikacione Android të Google.
Sipas një raportimi të Bloomberg, hulumtuesi i Sigurisë John Wu, publikoi një postim ku shpjegonte se si përdoruesit e Mate 30 Pro të Huawei mund të shkarkonin dhe instalonin aplikacione të Google në mënyrë manuale, pavarësisht listës së zezë në SHBA që ndalon kompanitë kineze për të përdorur software dhe pajisje amerikane.
Megjithatë, pas këtyre zbulimeve, aparatet Mate 30 që funksionojnë me rrjetet e reja 5G, humbën mundësinë për të instaluar manualisht aplikacionet Android, sipas shumë ekspertëve të teknologjisë.
Mate 30, që konkurron me Note 10 dhe iPhone 11, është aparati i parë i Huawei i nxjerrë në treg pasi presidenti Donald Trump vendosi në listë të zezë kompaninë në muajin Maj.
Hulumtuesit bënë të ditur se metoda për të instaluar shërbimet e Google në aparatet e reja të Huawei bazohej në ndërfaqe të programimit të aplikacionit MDM API të padokumentuar të Huawei “Pavarësisht se kjo mënyrë kërkon që të aktivizohet ndërveprimi i përdoruesit, aplikacioni instalues që është nënshkruar me një çertifikatë të veçantë të Huawei, kishte privilegje që nuk gjehej në sistemet standarde Android”, Shkruan John Wu në postimin e tij.
Ky proces lejonte celularët Mate 30 që të përdornin aplikacione si Google Maps dhe Gmail. Një aplikacion i thjeshtë që lejonte shërbimet e Google tek Mate 30 Pro, i quajtur LZPlay, u shfaq pas nxjerrjes në treg të celularit.
Megjithatë, aplikacioni u zhduk menjëherë pas postimeve të kësaj metode të fshehtë të Huawei. Vetëm Google kishte mundësinë që ta ndalonte këtë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.