Mbërrijnë në Turqi edhe 3.5 milion vaksina të tjera nga Kina
Një furnizim i ri me 3.5 milion doza të vaksinës Covid-19 arriti në Turqi nga Kina mëngjesin e sotëm. Vaksina, e prodhuar nga kompania farmaceutike SinoVac, u dërgua në Stamboll me një fluturim të Turkish Airlines nga Pekini.
Dozat e marra deri më tani nga Ankaraja u rriten në 13 milion, nga gjithsej 50 milion të rezervuara. Turqia filloi fushatën e administrimit të vaksinës 15 ditë më parë. Gati 1.8 milion qytetarë kanë marrë dozën e parë dhe po presin për të marrë dozën e dytë, e cila ndodh pas një intervali prej 28 ditësh. Midis tyre, është edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdogan.
Fushata, e drejtuar fillimisht nga personeli mjekësor dhe shëndetësor dhe personat në rezidencat e asistuara, që nga dje gjithashtu është shtrirë edhe për ata mbi 75. Që nga fillimi i pandemisë, Ankaraja ka regjistruar pothuajse 2.5 milion raste dhe 25.605 viktima. (ANSA)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.