McLaren prezanton super makinën 3- vendëshe – E ngjashme me F1 e ’90-ës
Kompania britanike e makinave sportive McLaren ka prezantuar super makinën hibride Speedtail, 3-vendëshe, me 1.035 kuaj fuqi. Makina ka një çmim prej 2.25 milionë dollarë ose 1.75 milion paund. Do të prodhohen vetëm 6 makina të tilla dhe tashmë janë shitur që të gjashta.
Speedtail ka tre vende të vendosura në një trekëndësh dhe e njëjta gjë është përdorur në super-makinën më të famshme të McLaren, të quajtur F1, në vitet 1990.
McLaren e quan Speedtail një makinë “hiper-GT”. GT qëndron për Grand Touring, një tregues se makina është projektuar për luks dhe komoditet si dhe për shpejtësi maksimale. Sa i përket dizajnit të brendshëm, është e mbuluar me lëkurë skandinave të butë dhe të shtrenjtë. Makina është bërë kryesisht nga fibra karboni, një material i shtrenjtë, por i fortë dhe i lehtë. Disa pjesë të dukshme të makinës janë bërë nga një fibër e veçantë e karbonit me një shtresë shumë të hollë titani të shkrirë.
Simbolet e McLaren dhe Speedtail në makinë janë bërë nga ar i bardhë 18 karat.Shumica e funksioneve të makinës, përveç atyre që lidhen drejtpërdrejt me makinën, operohen përmes të ekraneve me prekje. Ka disa butona, çelësa dhe pulla, të tilla si për ndezjen/fikjen e makinës të cilat ndodhen sipër vendit të shoferit. Makina është gati 17 metra e gjatë, pothuajse sa një Mercedes-Benz S-class. Kjo gjatësi e bollshme është skalitur për të optimizuar aerodinamikën e makinës. Kamerat e vogla video që ndodhen në anë të pasqyrave anësore – shfaqin video imazhet në dy ekranet brenda makinës.
Rrotat e përparme janë të mbuluara me mburoja aerodinamike që qëndrojnë të palëvizshme kur rrotat rrotullohen.Gjithashtu ndodhen edhe një palë fletë të lidhura në mënyrë të përsosur në pjesën e prapme të makinës që lëvizin lart e poshtë automatikisht duke siguruar forcën e duhur të rrotullimit në rrotat e pasme.
Një funksion i veçantë i quajtur “Velocity Mode” e lejon makinën që të arrijë shpejtësinë maksimale në 250 milje/orë. Kur kjo ndodh, makina ulet 1.4 inç, ose 35 milimetra, më afër rrugës dhe kamerat anësore tërhiqen drejt makinës. McLaren ende nuk ka dhënë detaje teknike për sistemin hibrid të shpejtësisë, por motori i benzinës pritet të jetë i ngjashëm me V8-të me turbina të përdorura në makinat e tjera McLaren.
Speedtails e parë do të dorëzohen tek konsumatorët në vitin 2020, tha McLaren.
e.t/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.