Mjekët sugjerojnë një lidhje midis Covid-19 dhe diabetit

Një grup i shkencëtarëve nga e gjithë bota besojnë se ka një numër në rritje të provave që Covid-19 mund të shkaktojë diabet në disa pacientë.
Prof Francesco Rubino, nga King’s College London, po udhëheq thirrjen për një hetim të plotë të një lidhjeje të mundshme midis dy sëmundjeve. Pasi kanë parë një rritje të diabetit të tipit 1 dhe të tipit 2 tek njerëzit që janë infektuar me koronavirus, disa mjekë madje po konsiderojnë mundësinë që virusi – duke prishur metabolizmin e sheqerit – të shkaktojë një formë krejtësisht të re të diabetit.
Rubino dhe të tjerë krijuan një regjistër për të filluar bashkimin dhe analizimin e këtyre rasteve të raportuara. Hetuesit kryesorë të regjistrit i cili ka marrë raporte nga më shumë se 350 klinika individuale të cilët dyshojnë se kanë hasur në një ose më shumë raste të diabetit të shkaktuar nga Covid – kanë thënë që numrat ishin të vështirë të injorohen.
Shkencëtarët kanë supozuar se pasi Sars-CoV-2 ndërvepron me një receptor të quajtur ACE-2 për të infiltruar qelizat në një sërë organesh, përfshirë pankreasin, mund të prishë metabolizmin e sheqerit. Një shpjegim tjetër i mundshëm është përgjigjja e antitrupave të bollshëm të trupit, e cila ka për qëllim të luftojë virusin, duke reaguar shumë dhe sulmuar organet kryesore për të mbajtur nivelet normale të glukozës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.