Monedha e re 1 Paund – Forma e veçantë do të bëjë të vështirë falsifikimin
Britania ka nxjerrë në treg monedhën e re 1-paund, të modeluar pas monedhës historike të vendit, tre-pensë.
Monedha e re, që ka formë dymbëdhjetëkëndore dhe përbëhet prej dy shtresa metali, do të ndihmojë në parandalimin e falsifikimit, tregon Ministria e Financave.
Një Paundëshi aktual është bërë i cënueshëm ndaj falsifikuesve të sofistikuar dhe sipas ministrisë, 3% e të gjithë monedhave 1 paund në qarkullim, apo 45 milionë, mendohet se janë të falsifikuara.
Monedha e re është pajisur me teknologjinë e re të quajtur Sistem i Integruar dhe i Sigurt i Identifikimit (ISIS), të zhvilluar nga Royal Mint, prodhuesi i monedhave britanike, me një histori 900 vjeçare.
Bizneset britanike që pranojnë cash janë informuar që të përgatiten për prezantimin e kësaj monedhe, bën të ditur faqja në web e Royal Mint.
Shumë biznese do të përditësojnë edhe makineritë e tyre që të pranojnë monedhën e re prej 1 paund.
Deri më tani, monedha është prezantuar në 33 banka në Mbretërinë e Bashkuar dhe do të zëvendësojë eventualisht monedhën ekzistuese deri më 15 Tetor të këtij viti, kur nuk do të ketë më kurs ligjor.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.