Moska njofton manovër ushtarake në shkallë të gjerë!
Në kulmin e tensionit lidhur me Ukrainën dhe me shqetësimin e Perëndimit nga ndërhyrja e ushtrisë ruse në vendin fqinj, Rusia ka njoftuar për një manovër ushtarake në shkallë të gjerë në Atlantik, Arktik, Paqësor dhe në Mesdhe.
Në stërvitjen e planifikuar për në janar dhe shkurt janë përfshirë gjithsej më shumë se 140 anije, mbi 60 aeroplanë dhe 1000 pajisje të tjera ushtarake, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes në Moskë, sipas të dhënave të agjencive ruse të lajmeve. Rreth 10.000 ushtarë do të marrin pjesë në këtë manovër.
Ministria shpjegoi, se qëllimi kryesor i stërvitjes së planifikuar është “mbrojtja e interesave kombëtare në oqeane dhe për t’u bërë ballë kërcënimeve prej oqeaneve”.
SHBA u lejon shteteve baltike, që të furnizojnë Ukrainën me armët e prodhuara në SHBA. Ministria e Jashtme e SHBA-së njoftoi, se Estonia, Letonia dhe Lituania si dhe Britania e Madhe kanë marrë lejen që nga arsenalet e tyre të dërgojnë në Ukrainë pajisje ushtarake amerikane, por nuk janë dhënë detaje për llojin e armëve.
Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë, i konfirmoi agjencisë së lajmeve AFP furnizimet e planifikuara me armë për në Ukrainë. Bazuar në rregulloret e kontrollit të eksportit të armëve shtetet duhet të marrin lejen e Ministrisë së Jashtme të SHBA-së, përpara se të dërgojnë në vende të treta armë të marra nga SHBA. DW
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.