Mungesë e vaksinave në Afrikë. OBSH i bën thirrje vendeve të pasura që të ndajnë furnizimet

Zyra rajonale për Afrikën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i bëri thirrje vendeve me të ardhura të larta që të ndajnë vaksinat me shtetet afrikane, ndërkohë që furnizimet e limituara po pengojnë vaksinimin në kontinent. Një total prej 41 vendesh afrikane kanë marrë mbi 18 milionë doza të vaksinave nëpërmjet programit botëror COVAX, por shpërndarja e vaksinave është ngadalësuar nga pengesa sistematike të shpërndarjes.
Drejtoresha rajonale për Afrikën e Organizatës, Matshidiso Rebeça Moeti, tha se aktualisht ka mbi 4.4 milionë raste të konfirmuara me Covid-19 në Afrikë, përfshirë 118,000 vdekje. “Shtatë vende kanë përdorur të gjithë dozat e COVAX dhe kanë nevojë për të tjera nga fillimi i Majit. Ne inkurajojnë vendet që nuk kanë përdorur dozat, si dhe shtetet e pasura që kanë vaksinuar grupet e rrezikuara, që të ndajnë furnizimet”- tha ajo. Duke njohur rolin pozitiv të vaksinave në luftën botërore kundër pandemisë, Moeti tha se sa më shpejtë të ndodhë vaksinimi në shtete afrikane, aq më shpejtë do të rikthehet normaliteti ekonomik dhe social. Në të njëjtën kohë, sipas saj, duhet të rriten investimet në prodhimin e produkteve mjekësore si vaksinat, që të përmirësohet vetë-mjaftueshmëria.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.