Murdoch zgjeron “perandorinë” e tij mediatike – Komisioni jep OK për blerjen e Sky

Rupert Murdoch është i lirë të marrë zotërimin e grupit Sky, që ofron shërbimin e televizionit me pagesë.
Komisioni Europian dha dritën jeshile për ujdinë me vlerë 14,5 miliardë dollarë, me argumentin se nuk ka asnjë rrezik për konkurrencës, pasi rregullat e BE, lejojnë rivalët që të kenë akses në filmat dhe kanalet e Sky.
Kompanitë Fox dhe Sky mirëpritën vendimin dhe thanë se do ë vijojnë punën me rregullatorët në Britani për të vijuar procesin.
“Tani po presim të vazhdojmë bashkëpunimin me autoritetet në Britani dhe jemi të sigurt se transaksioni i propozuar do të aprovohet pas një procesi të thellë ekzaminimi”, tha Fox.
Manjati i medias Murdoch tentoi të merrte kontrollin e Sky edhe në vitin 2011, por skandali i përgjimeve të telefonatave të politikanëve, policisë dhe medias nga gazeta e tij bëri që marrëveshja të dështonte.
Tani rregullatori Ofcom do të vendosë nëse marrëveshja i jep Murdoch dhe kompanive të tij më shumë kontroll se sa duhet në tregun mediatik britanik, dhe nëse pronari i ri do të jetë i përkushtuar të zbatojë standarded e transmetimit në vend. Ofcom ka 40 ditë kohë për të investiguar dhe do të dorëzojë raportin brenda 16 Majit.
Rupert Murdoch, përmes një pjese tjetër të perandorisë së tij mediatike, zotëron edhe gazetat The Times dhe The Sun, ndërsa zotëron 39% të aksioneve të Sky. Kjo platformë ka mbi 12 milionë përdorues në Britani dhe Irlandë dhe është e pranishme edhe në Gjermani, Itali dhe Austri.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.