Nafta sot, 15 shtator 2017 – Zhvillimet në tregjet globale dhe tregun lokal

Gjatë ditës të sotme, çmimet e naftës janë regjistruar në rënie, ndërkohë që java mbyllet me fitim. Nafta me shumicë në dy portet e vendit shitet me 142.08 lekë për litër, në rritje me 0.26% në krahasim me sesionin e kaluar.
Çmimi i pasqyruar është aktual dhe i referohet vetëm ditës së sotme. Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut, si dhe barrës shtetërore, që sot fiksohet në rreth 90.8 lekë për litër, ose 67% e çmimit total.
Këto të dhëna i referohen çmimit përfundimtar me të cilin nafta futet në tregun me pakicë, dhe jo çmimit me të cilin shitet në pikat e karburantit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.