Nafta tregtohet e qendrueshme – Ulja e prodhimit nga OPEC mbështet lehtë çmimet
Çmimet e naftës po ndryshojnë minimalisht gjatë sesionit të sotëm, megjithatë po mbështeten lehtë nga vendosmëria e OPEC dhe Rusisë për të ulur prodhimin, që ka eklipsuar shqetësimet për rritjen e prodhimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në 69.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 65.8 dollarë për fuçi.
Prodhimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës, u rrit lehtë gjatë janarit, duke u tërhequr nga niveli më i ulët në 8 muajt e fundit, pasi prodhimi më i lartë nga Nigeria dhe Arabia Saudite ka eklipsuar rënien e mëtejshme të prodhimit në Venezuelë. OPEC prodhoi 32.4 milionë fuçi në ditë, gjatë janarit, rreth 100 mijë fuçi më tepër krahasuar me dhjetorin.
Kjo ka bërë që investitorët ta largojnë fokusin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku prodhimi u rrit mbi 10 milionë fuçi në ditë, gjatë nëntorit, niveli më i lartë që nga viti 1970, deklaroi Administrata Amerikane e Energjisë.
Lidion Kulla/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.