Nafta vazhdon rritjen ditën e Premte – Sulmi i Rusisë ngre shqetësimet për një ndërprerje të furnizimeve

Nafta vazhdoi rritjen në tregtinë e fundit të javës, duke shtuar thuajse 3%, prej shqetësimeve të ndërprerjes së furnizimeve, si pasojë e sanksioneve tregtare ndaj prodhuesit dhe eksportuesit gjigant, Rusisë, pasi sulmoi Ukrainën. Nafta brent, çmimi referencë në bursën e Londrës, u rrit me 2.8% në 101.89 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto amerikane, shtoi 2.6% në 95.18 dollarë.
Nisja e sulmit të plotë në Ukrainë ditën e Enjte, bëri që çmimet të rriten përtej 100 dollarë për fuçi për të parën herë që prej vitit 2014, ndërkohë që nafta Brent preku përkohësisht 105 dollarë, përpara se të tërhiqej drejt mbylljes së tregtisë. Analistët thonë se blerësit, të tensionuar përpara fundjavës, janë drejtuar tek nafta duke rritur çmimet përsëri. Sipas tyre, situata e Ukrainës do të vazhdojë të mbajë çmimet e fryra, ashtu si dhe frika e ndërprerjeve, në një mjedis ku kërkesa e fortë botërore ka shteruar ofertën.
Në reagim të sulmit, presidenti amerikan Joe Biden, goditi Rusinë me një paketë të sanksioneve. Britania, Japonia, Kanadaja, Australia dhe Bashkimi Europian, prezantuan gjithashtu sanksioen kundër Moskës, përfshirë një vendim nga Gjermania për të ndaluar gazsjellësin Nord Stream 2. Megjitahtë, Rusia nuk do të ketë të shënjestruar në mënyrë specifike fluskin e gazit dhe naftës, sipas autoritetet amerikane. Rusia është prodhuesi i dytë më i madh në botë i naftës dhe një ofrues gjigant i gazit në Europë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.