Ndërsa çmimet e ushqimeve rriten, markat e dyqaneve mund të kenë një avantazh!

Blerësit që duan të mbajnë nën kontroll faturat e tyre ushqimore apo edhe të kursejnë para, ndoshta janë të njohur me këtë këshillë të përdorur: Shkoni në dyqan me një listë blerjesh – dhe qëndroni në të. Mos bini pre e blerjeve impulsive. Por vetëm disiplina mund të mos jetë e mjaftueshme për të mbrojtur blerësit nga goditja e afisheve në sportelin e arkës, veçanërisht nëse ata janë të dhënë pas produkteve të markës.
Sipas indeksit mujor të çmimeve të konsumit të Byrosë së Statistikave të Punës, çmimet e produkteve ushqimore u rritën me 7.4 % gjatë vitit të kaluar ndërsa norma e inflacionit është në nivelin më të lartë të 40 viteve. Arsyet tashmë janë të njohura. Ekonomia e vazhdueshme pandemike, me vonesat e zinxhirit të furnizimit dhe mungesat e fuqisë punëtore, vazhdon të rrisë kostot për transportin, mallrat bujqësore, paketimin dhe pothuajse çdo gjë tjetër.
Ndërsa kompanitë e mëdha të ushqimit dhe pijeve dhe dyqanet ushqimore përballen me kostot në rritje, shumë kompani kanë filluar t’i kalojnë ato te konsumatorët. Disa nga rritjet më të dukshme kanë ardhur në mallrat e markave nga prodhuesit e mëdhenj të ushqimit si Kraft Heinz dhe Coca-Cola. Ndërkohë, çmimet e markave të brendshme ose të dyqaneve nuk janë rritur pothuajse aq shumë.
Markat e brendshme zakonisht prodhohen nga palë të jashtme, gjë që i izolon ato nga kostot në rritje të shpejtë. Markat kombëtare, nga ana tjetër, shpesh mbikëqyrin prodhimin dhe shpërndarjen e tyre dhe thithin rritjen e çmimeve gjatë gjithë zinxhirit të furnizimit.
Ky është bërë një refren i njohur në mesin e drejtuesve nga disa kompani të mëdha ushqimore dhe pijesh që raportuan gjithashtu të ardhura tremujore kohët e fundit, duke përfshirë PepsiCo, Coca-Cola dhe Mondelez, e cila zotëron marka si Ritz dhe Oreo.
Ndërsa disa konsumatorë do të qëndrojnë besnikë ndaj markave të veçanta, të tjerë tashmë po rregullojnë zakonet e tyre të shpenzimeve. Në një sondazh të kryer këtë muaj nga Jefferies Group, 80 % e të anketuarve thanë se po kërkonin në mënyrë aktive mënyra për të ulur kostot duke bërë gjëra të tilla si blerja e produkteve më pak të shtrenjta dhe markave me etiketa private dhe më shumë artikuj në ofertë.
Edhe pse diferencat e çmimeve mund të ndryshojnë shumë në varësi të produktit, shitësit me pakicë kanë bërë përpjekje të përbashkëta për të përmirësuar cilësinë e markave të dyqaneve të tyre dhe për të siguruar që ato të jenë në të njëjtin nivel me produktet e markave, duke i mbajtur ende çmimet poshtë. Ky është një avantazh që mund të jetë i dobishëm për shitësit me pakicë. NBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.