Në borxhe të thella, por Alitalia sapo fitoi dy çmime të rëndësishme në konkurrencë me linjat e tjera ajrore
Çdo vit Revista më e njohur Amerikane “Global Traveler” bën një sondazh midis 20 mijë linjave të fluturimit për të matur nivelin e kënaqësisë ndaj shërbimeve që ofrohen në bord. Alitalia për të dhjetin vit radhazi, ka marrë titullin e linjës ajrore me kuzhinën më të mirë. Meritë e këtij çmimi është gjithashtu edhe menuja e mrekullueshme e klasit Biznes, e dizajnuar në bashkëpunim me Gambero Rosso-n.
Zakonisht ekziston një paragjykim se ushqimi në bordin e avionit nuk është në nivelin e duhur. Kjo është kthyer në një investim strategjik për të gjitha kompanitë që operojnë në këtë treg; përmirësimi i shërbimeve në bord dhe askush më mirë se Alitalia nuk e ka kuptuar këtë strategji. Le të themi se është kënaqësia e atyre që vendosin të udhëtojnë me kompaninë italiane, e cila për dhjetë vitet e fundit ka shpërblyer përpjekjet për të përmirësuar vazhdimisht shërbimet në bord me një njohje të rëndësishme.
Konkretisht, çmimi më i mirë i Kuzhinës në bord i njeh meritat e krijimit të menusë origjinale dhe koherente, e cila ka si qëllim të tregojë për Italinë dhe traditat e saj gastronomike për ata që vendosin të fluturojnë me kompaninë italiane. Dhe kështu Alitalia, e cila arrin në vijën e finishit për të dhjetën vit radhazi, hyn në “Sallën e Famës” së linjave më të mira ajrore nga lexuesit e “Global Traveler.”
Mirëpo ky nuk është çmimi i vetëm i kompanisë. Për vitin e dytë radhazi kompania i është caktuar edhe çmimi i “Ulëses më të mirë për klasin e Biznesit” , për komoditetin e tyre, e cila tërhiqet plotësisht për t’u bërë një shtrat, dhe ofron edhe funksionin e masazhit.
Mbi të gjitha, konfirmohen si të shkëlqyeshme propozimet e kateringut në bord, ku duket se bien dakord të gjithë, për cilësinë e produkteve të ofruara dhe mundësinë e kombinimit të çdo pjate me një përzgjedhje të verërave të shkëlqyera italiane: “Ne kemi trajnuar shoqëruesit e fluturimit për të, në rolin e tyre si ambasadorë të produkteve “Made in Italy”, ata mund t’i ofrojnë pasagjerëve tanë pjatat e tyre kombinuar në mënyrë perfekte me verërat më të mira italiane “, shpjegoi Fabio Maria Lazzerini, shefi i biznesit të Alitalia, për rëndësinë e trajnimit të ekuipazhit në bord.
Dhe në periudha të vështira për kompaninë italiane, avantazhi i bërjes së zgjedhjeve të synuara për të optimizuar shërbimet e pasagjerëve është gjithashtu ekonomik: rinovimi i shërbimit të kateringut në bord, shpjegon Lazzerini, ka lejuar kursime, vetëm në vitin e fundit, në shumën 3.5 milion euro. Në të njëjtën kohë duke e bërë performancën edhe më efikase. Dhe pasagjerët më të kënaqur. Siç dëshmohet nga certifikata e re e vlerësimit.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.