Netflix “hedh karremin” në Indi – Abonime mujore për vetëm 4 dollarë!
Netflix më në fund ka një plan për indianët, duke qenë se shpesh është folur për pakënaqësi lidhur me tarifat “e kripura”. Më 26 mars, platforma e transmetimit u fut me një plan të ri “provë”, që kushton sa gjysma e çmimit aktual. Kjo risi do të përjashtojë abonentët ekzistues dhe do të jetë në dispozicion për përdoruesit e rinj të zgjedhur rastësisht.
“Ne jemi gjithmonë në kërkim të mënyrave për ta bërë Netflix-in më të këndshëm dhe të arritshëm. Do do të testojmë opsione të ndryshme në vende të zgjedhura, ku anëtarët mund të shkarkojnë platformën në pajisjen e tyre telefonike për një çmim të ulët dhe të abonohen, edhe pse për periudha më të shkurtra kohore” tha një zëdhënës i kompanisë për Quartz.
Netflix, me qendër në Kaliforni, është kritikuar gjatë për çmimet e veta në Indi. Një plan abonimi i Netflix në Indi është pesë herë më i shtrenjtë se plani amerikan rival i Amazon-it. Ky projekt provë do të ndihmojë përdoruesit më pak të pasur dhe të vegjël.
Konkurrenca në sektorin e platformave transmetuese në Indi, e cila parashikohet të tejkalojë 5 miliardë dollarë deri në vitin 2023, do të bëhet edhe më e fortë. Përveç rivalëve si Amazon Prime Video dhe Hotstar, hyrësit e rinj si Disney dhe Apple gjithashtu mund të vijnë duke luftuar për “një copë” në Indi.
Burimi: Quartz
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.