Netflix humbet mbi 20% të vlerës në treg – Projeksionet e zymta për nënshkruesit “Fshijnë” fitimet e pandemisë
Netflix ka larguar shpresat për një rimëkëmbje të shpejtë, pasi projektoi rritje të dobët të nënshkruesve për tremujorin e parë, ç’ka solli rënien e aksioneve me rreth 20% dhe fshiu shumicën e fitimeve të mbetura nga fuqizimi gjatë pandemisë. Shërbimi më i madh në botë përmbajtjeve në rrjet, projektoi se do të shtoi 2.5 milionë konsumatorë nga Janari në Mars, më pak se gjysma e 5.9 milionë që projektonin analistët. Netflix uli pritshmëritë për rritjen, duke përmendur mbërritjen me vonesë të përmbajtjeve të pritrua, si sezoni i dytë i “Bridgerton” dhe filmi “The Adam Project”. Aksionet e Netflix ranë me thuajse 20% në 408.14 dollarë gjatë tregtisë.
Konkurrenti Ëalt disney, që ka përqëndruar të ardhmen në ndërtimin e një biznesi të fortë të përmbajtjeve në rrjet, pati rënie me 4%. Pajisja e streaming Roku, ra me 5%. Në një letër drejtuar aksionerëve, Netflix theksoi se mendon që pandemia e Covid-19 dhe vështirësitë ekonomike në disa pjesë të botës, si Amerika Latine, mund të kenë penguar rimëkëmbjen e numrit të nënshkruesve. Kompania publikoi të ardhura të përshtatura për aksion në 1.33 dollarë, duke thyer projeksionet e analistëve për 82 cent. Të ardhurat shënuan 7.71 miliardë dollarë, në linjë me vlerësimet e analistëve.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.