Nuk do e shihni vetëm në filma – Del në treg makina e parë në botë që fluturon
Ka mbi një shekull në prodhim, por makina e parë që ecën në tokë dhe gjithashtu fluturon është vendosur të bëjë debutimin e saj në SHBA.
E quajtur Pioneer Personal Air Landing Vehicle, ose PAL-V, ky automjet fluturues është i pajisur me helikë të mbërthyer nga lart dhe mund të fluturojë deri në një lartësi prej 3.8 kilometra.
Makina ka një shpejtësi maksimale prej 160 km në tokë dhe 320 km në ajër. Makina e prodhuar në Hollandë është tashmë në prodhim dhe shitet për 599,000 dollarë dhe 70 porosi janë bërë deri tani, dërgesa e parë pritet të jetë në 2021.
Automjeti me dy vende konvertohet nga një makinë me tre rrota në një ‘minikopter’ në vetëm 10 minuta, dhe mund të shkojë nga 0 në 100 km/h në tetë sekonda.
Robert Dingemanse, Drejtori i Përgjithshëm i PAL-V njoftoi në një deklaratë të mëparshme se: ‘Pas vitesh punë të palodhur, duke rrahur sfidat teknike dhe kualifikuese, ekipi ynë arriti të krijojë një makinë fluturuese inovative që përputhet me standardet ekzistuese të sigurisë, të përcaktuara nga organet rregullatore në botë.’
Versione të ndryshme të një makine fluturuese janë duke u zhvilluar në Republikën Ceke, Sllovaki, Japoni, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara.
Pronari me fat do të ketë nevojë për patentë shoferi dhe patentë piloti. (Daily Mail)
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.