Paneli i FDA mbështet pilulën e Merck – Rekomandon autorizimin, pavarësisht efektshmërisë më të ulët se sa mendohej

Paneli i ekspertëve këshillues tek Adminsitrata e Barnave dhe Ushqimeve në SHBA, ka votuar për të rekomanduar autorizimin e pilulës antivirale të Merck, për të trajtuar Covid-19. Nëse Agjencia e autorizon ilaçin, do bëhet i pari trajtim në shtëpi për virusin, thuasje 2 vite nga pandemia. Autorizimi me shumë gjasa do të limitohet tek pacientët me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes së ashpër, pavarësisht se popullsia ekzakte do të përcakothet nga agjencia.
Merck publikoi të dhëna javën e kaluar që sugjerojnë se ilaçi është më pak efektiv se sa mendohej më parë, duke ulur normën e shtrimit në spital edhe vdekjeve tek individët me rrezik të lartë me vetëm 30%. “Covid-19 vazhdon të jetë një situatë emergjente”- tha anëtari i komisionit David Hardy, që votoi pro rekomandimit. “Ka nevojë për diçka si kjo. Është mundësia e parë e disponueshmërisë së një pilule për personat me simptoma të lehta e të mesme”- shtoi ai. Vota vjen përballë shqetësimeve ndaj variantit të ri Omicron, që ka trazuar tregjet financarë dhe ka shkaktaur shqetësime mbi rimëkëmbjen ekonomike botërore.
Terapia e merck e quajtur molnupiravir, e zhvilluar me Ridgeback Biotherapeutics, shënjestron pjesë të virusit të quajtur polimeraza e ARN-së, që nuk është ndryshuar shumë nga mutacionet në variantin Omicron. Pilula, së bashku me një ilaç tjetër më premtues nga Pfizer, mund të bëheet edhe më jetësore nëse imuniteti i vaksinës dhe ai natyror kërcënohet gna varianti. Pilula rivale e Pfizer, Paxlovid, tregoi 89% reduktim të shtrimeve në spitale dhe vdekjeve në provat klinike.
Agjencia mund ta konsiderojë ilaçine e Pfizer brenda disa muajve. Komisioni i agjencisë votoi me 13 pro dhe 10 kundër për të rekomanduar autorizimin e ilaçit, pasi u diskutuan shqetësimet se ilaçi mund të nxisë virusin që të pësojë mutacion si dhe shqetsimet mbi defektet e mundshme në lindje. Stafi i FDA dhe Merck kanë sugjeruar se ilaçi nuk duhet të rekomandohet gjatë shtatzanisë. Mbretëria e Bashkuar miratoi në mënyrë të kushtëzuar molnupiravir më herët gjatë muajit. Qeveria amerikane ka një kontratë për të blerë rreth 5 milionë kurse të tratimit, me çmim në 700 dollarë për kurs.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.