Papunësia tek të rinjtë në BE : ‘Nuk është aq keq sa ç’duket’ -Studentët ”shtrembërojnë” shifrën
Papunësia e lartë tek të rinjtë në vende si Italia, Spanja dhe Greqia, është përmendur nga populistët si një provë që partitë tradicionale po dështojnë të mbështesin gjeneratat e reja. Megjithatë, të dhënat tregojnë se situata nuk është aq e vështirë sa ç’duket.
Eurostat, agjencia e Statistikave e BE, bën të ditur se shifra për grupmoshën 15-24 vjeç, keqkuptohet shpesh dhe një normë prej 25% e papunësisë tek të rinjtë, nuk do të thotë se 1 në 4 persona janë të papunë. Numri i studentëve e shtrembëron normën për këtë grupmoshë. Papunësia tek të rinjtë llogaritet si numri i personave të rinj që kërkojnë për punë, ndaj totalit në fuqinë punëtorë.
Megjithatë , kjo e fundit përjashton ato që nuk janë të disponueshëm për punë, për shkak se studiojnë me kohë të plotë. Eurostat thekson një tregues tjetër që merr në konsideratë studentët dhe sjell një normë shumë më të ulët. Në Spanjë, ku papunësia pas krizës financiare ka qenë problem dhe norma në grupmoshën 15-24 vjeç rezultonte në 34% në 2018, Eurostat flet për një normë reale prej 11.4%. Greqia, që është vendi i ndikuar më keq, kishte një normë prej 9.3%, nga 39.9%.
Ndërsa Eurostat pranon se të rinjtë kanë pasur ndikim të madh nga kriza financiare botërore, megjithatë, norma e papunësisë për Bashkimin Europian ka rënë që prej atëherë në një nivel rekord të ulët prej 6.3%.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.