Partneriteti Uber-Hertz-Tesla – I fortë për të tre. Uber do të ofrojë 50,000 makina Tesla me qira përmes Hertz
Uber deklaroi se do nisë një partneritet të ri me kompaninë e makinave me qera Hertz, për të ofruar 50,000 makina Tesla si opsion i qirasë ndaj shoferëve deri në vitin 2023. Shoferët e Uber mund të marrin me qira një Tesla përmes Hertz duke nisur nga 1 Nëntor në disa shtete amerikane. Makinat Tesla, që përbehen kryesisht nga modeli 3 sedan, do jenë të disponueshme ekskluzivisht tek shofert e Uber dhe do nisin në 334 dollarën ë javë, përfshirë sigurime dhe mirëmbajtjte.
Uber deklaroi se kosto e qirasë do të bjerë në 299 në javë, apo më poshtë, ndërkohë që programi zgjerohet në vitin e ardhshëm. Analistët thonë se kjo do të jetë diçka pozitive për të 3 kompanitë, por Herz do të jetë përfituesi kryesor, ndjekur nga Tesla. Lajmërimi i Uber vjen pak ditë pasi herz theksoi se do të porosisë 100,000 Tesla deri në fund të vitit 2022.
Lajmi për porosinë më të madhe të Tesla ndoënjherë bëri që kompania të kalojë 1 trilionë dollarë në vlerë tregu. Marrëveshja përbën gjithashtu hapin më të madh të Uber në zgjerimin e makinave elektrike në platformën e vetë. Kompania ka premtuar të operojë vetëm makina elektrike në SHBA, Kanada dhe Europë deri në vitin 2030. Megjithatë, vetëm pak shoferë të kompanisë mund të përballojnë çmimet më të larta të makinave elektrike dhe në vitin 2019, vetëm 0.15% e kilometrave të bëra nga Uber në SHBA ishin elektrike.
Shoferët e taksive prodhojnë më shumë ndotje për udhëtim, për shkak se kalojnë mbi 1/3 e kohës duke i dhënë makinës pa pasagjerë. Hertz, që po del nga falimentimi, shpreson se përqëndrimi tek makiant elektrike do ta lejojë që marka, dikur mbizotëruese, të luftojë me konkurrentët.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.