Sunak publikon buxhetin e ri – Do të zbusë goditjen e Coivd tek familjet dhe bizneset. Ndryshon taksa e alkoolit
Ministri i Financave Rishi Sunak premtoi shpenzime më të mëdha publike dhe reduktime tatimore, gjatë një përditësimi të projeksioneve ekonomike të Britanisë, ndërkohë që shtoi se do mbrojë familjet nga rritja e shpejtë e inflacionit, që mund të prekë 5% në vitin e ardhshëm. Projeksionet e reja për zyrën e përgjegjshme për Buxhetin, treguan se ekonomia pritet të rritet me 6.5% vitin 2021, në rritje nga projeksioni prej 4% në muajin Mars, kur Britania ndodhej ende në karantinë.
Sunak lajmëroi investime në miliarda paundë për të ndihmuar Kryeministrin Boris Johnson që të arrijë premtimet e rritjes së nivelit ndaj votuesve dhe uljes së kostove të jetesës për familjet me të ardhura të ulëta, në deklartën e buxhetit. Në lidhje me taksat, Sunak zbuti goditjen për famljet me të ardhura të ulëta nga përfundimi i përfitimeve të pandemisë dhe shkurtoi gjithashtu normat për bizneset për një vit, për sektorët e goditur rëndë si shitjet me pakicë dhe mikpritja.
Këto përfitime kushtojnë mbi 2 miliardë paundë në vit, ndërsa shkurimet te norma e bizneseve kushtojnë 2.7 milirdë paundë në vitin e ardhshëm, ndjekur nga 900 milionë paund në vit, pas asaj periudhe. Sunak lajmëroi gjithashtu diçka që ai e qujati uljen me të madhe të taksave ndaj birrës në një dekadë dhe lehtësimin më radikal të akcizave për alkoolin në mbi 1 shekull, për t’i dhënë një nxitje pabeve, që po rimëkëmben nga pandemia. Në deklaratën e buxhetit, Sunak tha se sistemi aktual i taksave për alkoolin, që daton nga viti 1643, është i jetër dhe shumë i ndërlikuar, pasi shpalosi një parim të ri, që do të bëjë më të shtrenjta pijet më të forta.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.