“Pastro dhe Shko” – Cilët janë autobusët më inovativë të momentit në Europë?
Ka nisur projekti i parë në Itali dhe i dytë në Europë, me autobusë inovativ. Bëhet fjalë për një projekt pilot të quajtur “Pastro dhe Shko”, i cili synon të zvogëlojë nivelin e ndotjes dhe pluhurit të pranishëm në ajër, përmes autobusëve që “hanë smogun”.
Projekti ka nisur në Ancona të Italisë dhe konsiston në autobusë të pajisur me një sistem filtrimi që analizon nivelet e grimcave dhe pluhurit të imët në ajër. Automjetet janë në gjendje të filtrojnë 486 mijë litra ajër në orë.
Vlerësohet se në fund të tre muajve të parë të testimit, autobusët do të kenë filtruar 4.2 miliardë litra ajër dhe do të kenë mbledhur informacione të rëndësishme për nivelet e ndryshme të ndotjes, në zonat e udhëtuara.
Burimi origjinal: positizie.it
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.