“Përplasja e vullneteve” – Çfarë po ndodh me tensionet Iran-SHBA?
Situata mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara është një “përplasje vullnetesh” – tha ditën e sotme komandanti i lartë i rojeve të fuqishme revolucionare të Iranit, duke sugjeruar se çdo “aventurizëm” i armikut do të pasonte me një reagim dërrmues.
Tensionet mes dy vendeve janë shtuar pasi Uashingtoni dërgoi më shumë forca ushtarake në Lindjen e Mesme në një shfaqje të forcës kundër asaj që zyrtarët e SHBA thanë se janë kërcënime iraniane ndaj trupave dhe interesave të saj në rajon. “Konfrontimi dhe përballimi i Republikës Islamike të Iranit dhe qeveria e keqe e Amerikës është arena për një përplasje të vullneteve”-tha shefi i shtabit të forcave të armatosura të Iranit, Mohammad Baqeri.
Trump rivendosi sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit vitin e kaluar dhe i përforcoi ata këtë muaj, duke i urdhëruar të gjitha vendet të ndalnin importet e naftës iraniane ose të ndesheshin me sanksionet e tyre.
Duke përsëritur qëndrimin e Iranit, zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar tha se “Nuk do të ketë negociata mes Iranit dhe Amerikës.
Burimi:Reuters
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.