Pompeo takohet me kryeministrin e Indisë Modi, për bisedime mbi tregtinë
Sekretari i Shtetit të SHBA-së Mike Pompeo u takua të mërkurën me Kryeministrin e Indisë Narendra Modi për bisedime mbi çështjet e tregtisë dhe mbrojtjes që kanë tensionuar lidhjet midis vendeve. Vetëm pak ditë përpara vizitës së Pompeo, India u kundërpërgjigj me tarifa të reja të larta për 28 produkte amerikane pas tërheqjes së Washingtonit nga privilegjet kryesore tregtare për Nju Delhi.
Mediat indianë publikuan pamje të Pompeo me Modi teksa shtrëngonin duart në qëndrimin zyrtar të kryeministrit në kryeqytetin Nju Delhi, të mërkurën në mëngjes. Asnjëra palë nuk publikoi detajet e takimit. Marrëdhëniet e Indisë me Rusinë dhe Iranin, të dyja nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara, janë gjithashtu në një pikë shumë delikate dhe të tensionuar. Nën presionin e SHBA, India ka ndërprerë blerjen e naftës nga Irani, një nga furnizuesit më të mirë të saj. Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë rritur presionin ndaj Indisë për të mos vazhduar me blerjen e sistemeve S-400 të raketave sipërfaqësore në ajër nga Rusia.
Pompeo është planifikuar të takoj, të mërkurën në drekë, ministrin e jashtëm Subrahmanyam Jaishankar, pasuar nga një konferencë shtypi në orën 2 lokale, (0930 GMT), bëri me dije ministria e jashtme. Ai pritet të përfundojë udhëtimin me një fjalim politik të organizuar nga Ambasada e SHBA të mërkurën mbrëma, përpara nisjes të enjten për samitin e G20 në Japoni.
Burimi: Reuters
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.