Presidenti Trump uron Thaçin për Pavarësinë e Kosovës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për Ditën e Pavarësisë. Në këtë letër, Presidenti i SHBA, Trump shkruan:
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam kënaqësinë të uroj popullin e Kosovës për Ditën e Pavarësisë suaj më 17 Shkurt. Partneriteti mes dy shteteve tona mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta. E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit të qetë, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në letrën e Presidentit Trump dërguar Thaçit.
Më tej letra drejtuar kreut të Shtetit të Kosovës vijon:
“Kremtuan së bashku me të gjithë qytetarët e Kosovës fitimin e medaljes së artë historike në Lojërat Olimpike në Brazil, si dhe debutimin e përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). E mirëpresin vazhdimin e bashkëpunimit tonë të gjerë dhe të thellë, të përqendruar në mbështetjen e rritjes së zhvillimit demokratik dhe ekonomik, forcimin e sundimit të së drejtës në Kosovë, zgjidhjen e kontesteve me fqinjët, si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftëtarëve të huaj terroristë”, thuhet në letrën e Presidentit Donald Trump drejtuar Hashim Thaçit.
Osman Dedja/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.