Prezantohet Ferrari i ri – SF90 synon t`i japë fund dominimit të Mercedes
Ferrari ka prezantuar SF90, njëvendëshen për të cilën është e bindur se do t`i japë fund dominimit disavjeçar të Mercedesit në kampionatin e Formula 1. Ferrari, skuderia më e vjetër dhe me më shumë suksese në këtë sport e ka fituar titullin e fundit 10 vite më parë, ndërkohë që vitin e kalaur, doli në vend të dytë. “Mezi pres të fillojë kampionati i ri.
“Mendoj se skuadra është në rrugën e duhur dhe shpresoj se mund të vazhdojmë të përmirësohemi”-deklaroi katër herë kampioni i botës, Sebastian Vettel. Gjermani tashmë ka një tjetër shok ekipi, pas largimit të Kimi Raikkonen. Ai është Charles Leclerc. Gjithashtu, skuderia Ferrari ka zëvendësuar edhe emrin kryesor të saj. Maurizio Arrivabene, me Mattia Binotto.
“Jam shumë i emocionuar për të nisur aventurën e re. Është një ëndërr që në fëmijëri. I kam parë gjithmonë makinat e kuqe duke shpresuar që të isha një ditë në këtë makinë,” deklaroi Leclerc. Gara e parë e kampioantit të ri të Formula 1 do të jetë ajo e datës 17 Mars në Australi.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.