‘Probleme në Microsoft’ – Punonjësit kërkojnë anulimin e kontratës miliarda dollarëshe
Disa punonjës të Microsoft kanë kërkuar që kompania të anulojë një kontratë hardware prej 480 milionë dollarësh për të furnizuar ushtrinë amerikane. 94 punëtorë nënshkruan peticionin duke i bërë thirrje kompanisë që të ndalojë zhvillimin e “çdo dhe të gjitha teknologjive të armëve”.
Microsoft fitoi një kontratë në nëntor për të furnizuar ushtrinë me të paktën 2,500 prototipa të kufjeve të rritura të realitetit, të cilat në mënyrë digjitale shfaqin informacion kontekstual para syve të përdoruesit. Qeveria ka thënë se pajisjet do të përdoren gjatë luftës dhe në trajnimet për t’i përmirësuar ushtarëve “letalitetin, mobilitetin dhe ndërgjegjësimin e situatës”. Në peticionin për drejtuesit e Microsoft, të postuar në Twitter, punëtorët thanë se “nuk u regjistruan për të zhvilluar armë , dhe se kërkonin të dinin se si do të përdorej puna e tyre.
Microsoft tha në një deklaratë se gjithmonë i vlerëson reagimet e punonjësve. Ushtria e SHBA nuk dha koment të menjëhershëm. Aksionet e Microsoft ranë 7 cent në 110.90 dollarë. Megjithëse shumë qeveri duan të mbështeten në ekspertizën e kompanive më të mëdha amerikane të teknologjisë, rezistenca e punonjësve ka shtuar një sfidë të re për marrëdhëniet tashmë të komplikuara.
Një punëtor i Microsoft, duke folur në kushte anonimiteti, tha se ishte e paqartë nëse ndonjë nga punonjësit kryesorë të peticioneve ishte pjesë e kontratës së ushtrisë. Një tjetër tha se disa organizatorë punojnë në divizionin cloud të kompanisë, e cila po konkurron me rivalët Google Cloud dhe Amazon Web Services për të fituar më shumë punë qeveritare.
Burimi:Reuters
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.