Pse e sulmoi Perëndimi Sirinë?
SHBA-ja, Britania e madhe dhe Franca kanë nisur një breshëri sulmesh, ajrore dhe lundrimi kundër shtetit sirian.
Këto raketa, të dizajnuara për të kapur një program të dyshuar të armëve kimike të përdorura nga forcat e ashpra të Bashar al-Asad kundër kryengritësve.
Pse ky sulm?
Më 7 prill forcat siriane dyshohet se përdorën armë kimike duke përfshirë gaz klori dhe një tjetër gaz të pa specifikuar për të vrarë dhjetëra civilë si dhe për të plagosur qindra të tjerë.
Presidenti Barack Obama u kritikua për përdorimin e mëparshëm të armëve kimike kundër Assad, nga frika se do të zvarritej më tej në konflikte por presidenti Trump nuk ka qenë kaq i kujdesshëm, duke nisur kështu 58 raketa lundrimi kundër një aeroplani sirian në 2017-ën pas një sulmi të mëparshëm kimik nga regjimi.
Cfarë kanë bërë këto sulme?
Anijet dhe nëndetëset e marinës amerikane dhe franceze gjuanin raketa lundrimi nga Deti Mesdhe dhe Gjiri Persik. SHBA, Britania e madhe dhe aeroplanët ushtarakë francezë bënë të njëjtën gjë duke fluturuar në një distancë të sigurt jashtë Sirisë.
Tre objektivat kryesore të bombardimit ishin, një laborator kërkimor në Damask, i lidhur me prodhimin e armëve kimike dhe biologjike, një magazinë ku mbaheshin armë kimike në qytetin Holms dhe një magazinë tjetër ku mbaheshin pajisje për prodhim armësh dhe shërbente si qendër e rëndësishme komande, po në afërsi të Holmsit.
Presidenti Trump deklaroi se ai dhe aleatët e tjerë kanë bashkuar fuqinë e tyre kundër brutalitetit.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.