Punët më të paguara në SHBA – Kryesojnë mjekët, me $187 mijë mesatarisht në vit

Një studim i fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon se, 68% e atyre që janë në kërkim të një pune, listojnë pagën si një ndër prioritetet tyre për të pranuar një vend pune.
Një tjetër raport i publikuar së fundmi ndërkohë klasifikon punët më të paguara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe që të gjitha fiksohen në mesatarisht 100 mijë dollarë në vit.
Në vend të parë janë mjekët, të cilët paguhen mesatarisht 187 mijë dollarë në vit. Në vend të dytë renditen menaxherët e farmacive, me një pagë mesatare vjetore në 149 mijë dollarë.
Shumë të paguar duket se janë edhe avokatët, të paktën ata që kanë zgjedhur të luftojnë për të drejtat e autorësisë. Këta të fundit përfitojnë mesatarisht 139 mijë dollarë në vit nga profesioni i tyre.
Mjekësia shkencore, me 132 mijë dollarë, farmacia, me 125 mijë dollarë, arkitektura, me 112 mijë dollarë, asistent mjek me po 112 mijë dollarë, menaxher i zhvillimit të aplikacioneve me 112 mijë dollarë, menaxher në kërkim shkencor, me 111 mijë dollarë, kontrollues koorporatash me 110 mijë dollarë, dhe inxhinier softwerësh me 110 mijë dollarë, mbyllin listën e 10 vendeve më të paguara të punës në Shtetet e Bashkuara.
Ajo që paguan më pak ndër këto 16 vende pune të listuara duket se është puna si arkitekt të dhënash, që të jep të ardhura mesatare në 102 mijë dollarë në vit.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.